Bardhosh: Vërehet rënie e interesimit të qytetarëve për të votuar (VIDEO)

Në shkollën “Andon Zako Çajupi” në fshatin Bardhosh në kryeqytet vërehet një rënie e disponimit të qytetarëve për votim.

Menaxheri i qendrës, njëherit drejtor i shkollës, Hajriz Maqoni tha për Klan Kosova se në këtë qendër votimi është hapur me kohë dhe po vijon normalisht, raporton klankosova.tv.

“Si qendër e votimit është hapur me kohë. Deri tash vërehet një dalje e ulët e votuesve krahasimisht me dhjetorin e vitit të kaluar. Procesi është duke vijuar normalisht, përveç që vërehet një rënie të disponimit për votim krahasuar me dhjetorin e vitin e kaluar”, tha ai.