Gjykata e Korçës ka lënë në burg Violand Braçellarin, i akuzuar për vrasjen e policit Enea Mekolli dhe plagosjen e efektivit tjetër Edison Adri në Lozhan të Maliqit.
A2 CNN raporton se seanca për masën e sigurisë është zhvilluar brenda ambienteve të spitalit të Traumës, ku Braçellari u transportua pas ngjarjes, për shkak të tre plumbave të marra, gjatë shkëmbimit të zjarrit në operacion.
Ka qenë gjyqtari i Korçës ai që ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Braçellarin, i cili vrau një polic e plagosi një tjetër në operacionin për kapjen e tij.







