Dështoi te Juventus dhe ka më shumë se një vit pushim, tani është kandidati kryesor për stolin e Italisë

Thiago Motta është kandidati kryesor momentalisht për të marrë drejtimin e Italisë. Pas refuzimit të Carlo Ancelotti-t, Pep Guardiolës dhe problemeve em Andrea Pirlon për shkak të lidhjes së tij me një kompnai bastesh ruse, tani emri që duket si kandidati favorit për stolin e “Axurrëve” është Motta, i cili ka më shumë se një vit pushim, pas shkarkimit në mars të vitit 2025 nga stoli i Juventusit.

44-vjeçari shihet si emri që mund të bashkojë në të njëjtën linjë, Paolo Maldinin e Leonardon, bashkë me kreun e FIGC, Giovanni Malago.

La Gazzetta dello Sport zbulon se kanë nisur bisedimet e para mes Motta-s dhe Federatës Italiane. Megjithatë, reagimet e para të tifozëve nuk janë aspak pozitive, duke ditur që Motta nuk është se ka ndonjë përvojë të madhe si trajner.

The post Dështoi te Juventus dhe ka më shumë se një vit pushim, tani është kandidati kryesor për stolin e Italisë appeared first on Telesport.