Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës për media.
Kryesuesi i saj Kreshnik Radoniqi, ka prezantuar të dhënat e përditësuar për numrin e votuesve.
Radoniqi deklaroi se deri në ora 15:00 kanë votuar 22.74% e votuesve.
“445 mijë e 622 votues apo 22.74% e votuesve nga 1 milion e 959 mijë e 962 votues”, tha ai para mediave.








