Kosova uron shqiptarët për fitoren në Tuz

Krerët e Kosovës kanë uruar Koalicionin Shqiptar për fitoren në zgjedhjet në komunën e Tuzit në Mal të Zi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se fitorja e sotme e shqiptarëve në Tuz është mesazh për shqiptarët kudo që janë.

“Kur bëhemi bashkë, arrijmë aty ku duam. Gjithmonë. Urime!” ka shkruar Veseli në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkimi i subjekteve shqiptare në Tuz është shembull i shkëlqyer se uniteti sjell sukses.
“Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike!” ka shkruar ai.
Urim kanë pasur edhe zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli e Enver Hoxhaj.
“Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo!”, ka shkruar Pacolli.
“Tuzi shqiptar. Një fitore për histori. Urime koalicionit të partive shqiptare të cilat u bën bashkë për interesin e qytetarëve shqiptarë duke lënë anash inatet e politikës ditore. Shembulli i Tuzit duhet të vlejë edhe për shumë parti shqiptare në qytete tjera të Malit të Zi dhe jashtë tij. URIME KUQ E ZI”, ka shkruar Hoxhaj.
Edhe Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim dhe ish ministër i diasporës e ka uruar “Koalicionin për Malësinë” për fitoren në Tuz
“Urime malësorëve për fitoren në Tuz. Fitorja e Forumit Shqiptar dhe “Koalicionit për Malësinë” është hapi i madh, por megjithatë vetëm hapi i parë për një qeverisje të mirë. Tani është në duart e partive shqiptare të qeverisin drejt dhe të përfaqësojnë me dinjitet në qeverisjen lokale interesat e malësorëve dhe gjithë qytetarëve të Tuzit”,ka shkruar Murati.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.