Tre burra kanë pësuar lëndime pas një mosmarrëveshjeje me disa persona në Vushtrri, ku dyshohet se është përdorur edhe një mjet i mprehtë, përkatësisht sëpatë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pas mesnatës të së premtes.
“Lidhur me rastin, personat e dyshuar ndodhen në kërkim policor, ndërsa rasti i është nënshtruar procedurave përkatëse hetimore”, thuhet në raportin e policisë. /









