Një person gjendet pa shenja jete në Llapashticë të Podujevës – policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar gjatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është marrë nga ekipi i IML-së dhe është dërguar për obduksion.

“Podujevë / 11-14.08.2026 – NN. Nga Qendra e Mjekësisë Familjare se në fshatin Llapashticë është raportuar për një mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i IML-së të cilët me vendim të prokurorit e kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”.