Kosova U21 merr tri pikë në udhëtim tek Izraeli, me supergolin e Milot Avdylit

Kosova U21 ka arritur fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Izraelit në udhëtim falë një super goli të shënuar nga Milot Avdyli.

‘Dardanët’ u ballafaquan në këtë takim me izraelitët në një ndeshje e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Euro 2025 që do të mbahet në Sllovaki.

Golin e avantazhit dhe atë të tri pikëve për Kosovën, Milot Avdyli e shënoi në minutën e 11-të me një gjuajtje fantastike nga distanca.