Edhe pse për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës, argjentinasi është një nga emrat më të lakuar në merkato. Real Madrid kërkon rikthimin e Nico Paz, vetë lojtari kërkon të qëndrojë edhe një sezon te Como.
Në anën tjetër, interesi nga klubet e tjera është po ashtu shumë i madh. Inter ka kohë që e ndjek Nico Paz, por problem është shuma e kërkuar nga Real Madrid.
Sipas CalcioMercato.it, Real Madrid kërkon 80 milionë euro për të lënë të lirë argjentinasin. Një shifër e vështirë për t’u përballuar nga Inter, por jo nga ekipet e Premier League, të cilat po ashtu interesohen për yllin e ri 21-vjeçar.
Me këtë shifër, Inter mund të thuhet që është tërhequr përfundimisht nga gara për Nico Paz. Vera është e gjatë dhe me siguri që Nico Paz do vazhdojë të jetë kryeqendra e merkatos.
The post Inter tërhiqet nga gara për Nico Paz, pas çmimit të vendosur nga Reali. Vetëm klubet e PL mund ta transferojnë argjentinasin appeared first on Telesport.








