Pas emërimit në krye të stolit të Milanit, Ruben Amorim ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e ri. Trajneri portugez ka hedhur sytë tek ish-ekipi i tij, Sporting Lisbon, për të bërë dy përforcime shumë të nevojshme për Milanin.
Tashmë dihet që Milan po ndjek prej javësh mesfushorin Morten Hjulmand. Por, danezi nuk është emri i vetëm në radarin e kuqezinjve.
Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, ka zbuluar se Ruben Amorim ka kërkuar edhe transferimin e anësorit të majtë të sulmit, Pedro Gonçalves, i cili sezonin e fundit kontriboi me 15 gola e 9 asiste.
Siaps burimit në fjalë, Milan po përgatit një ofertë prej 35 milionë eurosh për anësorin në fjalë, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Rafael Leao-s, i cili ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë.
The post Jo vetëm Hjulmand, Milan kërkon edhe yllin tjetër të Sporting Lisbon. Gati oferta 35 milionë euro appeared first on Telesport.








