Korçë/ ‘Benz-i’ përplas keq motorin, një i plagosur në gjendje kritike për jetën (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës, ku një makinë ka përplasur keq një person që udhëtonte me motor.

Mësohet se drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Makina që ka aksidentuar motorin është një automjet tip “Benz” ngjyrë gri me targa AA 376 SK. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti./Shqiptarja.com

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.