Gianluigi Donnarumma ka hedhur hapin më të rëndësishëm jashtë fushës së blertë. Portieri i Manchester City dhe Italisë është martuar me partneren e tij historike, Alessia Elefante. Lajmi u bë publik përmes rrjeteve sociale me një batutë tipike futbolli: “Kontratë afatgjatë e firmosur”.

Sipas mediave italiane, lidhja mes Donnarumma dhe Alessia është një nga më të qëndrueshmet në futbollin italian. Ata janë njohur që në adoleshencë, në zonën e Napolit, dhe kanë qëndruar bashkë gjatë gjithë karrierës së portierit, nga debutimi i tij shumë i hershëm me Milanin deri te transferimi te PSG në vitin 2021 e pastaj në “Etihad”, verën e kaluar.

Alessia ka qenë gjithmonë një figurë diskrete, larg vëmendjes së tepërt mediatike, por gjithmonë pranë Donnarumma në momentet më të rëndësishme, përfshirë triumfin në “Euro 2020” me Italinë, ku Gigio u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Dasma përfaqëson një kapitull të ri për çiftin, pas bërjes prindër, që prej vitesh konsiderohet simbol stabiliteti në jetën personale. Urime dhe trashëgime për njërin nga portierët më të mirë në botë!

The post “Kontratë përjetësie”… Donnarumma martohet me Alessia Elefante, dashuria që sfidoi vitet dhe distancat appeared first on Telesport.









