Sot jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, autorin e aksidentit fatal me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri dy ditë më parë në Durrës.
Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës seanca do të jetë me dyer të mbyllura për shkaqe sigurie dhe ne prani të lartë policore, pasi është lehtësisht i atakueshëm, raporton Euro News.
57-vjeçari Nikoll Radaçi, teksa e drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga duke përplasur tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy të miturit, ndërsa një 8-vjeçar që ishte me ta mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Radaçi u largua nga vendngjarja, por u lokalizua dhe shoqërua nga patrullat e policisë. Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, duke konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.









