Klubi i karatesë Shkëndija – Tetovë, do të marrë pjesë në kupën Botërore të karatesë, e cila do të mbahet nga data 04 – 07 korik 2019 në Umag të Kroacisë.
Në kuadër të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, ky klub do të prezentohet me dy kampionët VEGIM MURATI në kategorinë – 84 kg, dhe KRENAR XHAFRRI në kategorinë + 84 kg.
Ata për momentin gjinden me reprezentacionin në pregatitjet përfundimtare në Pehçevë, thuhet në njoftim./Fokusi.info/
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1198178287042177&id=100005500517979