Kina krijon aplikacionin me radar për gjetjen e borxhlinjve

Në Kinë është krijuar një aplikacion që ua mundëson përdoruesve të tij që t’i identifikojnë borxhlinjtë dhe t’i raportojnë në polici ata që tregohen të papërgjegjshëm për kthimin e të hollave apo gjërave tjera që i kanë borxh.

Gjykata e Lartë Popullore e Herbeit në veri të Kinës, e cila e ka krijuar këtë aplikacion, e ka quajtur atë hartë të borxhlinjve të papërgjegjshëm. Mediet shtetërore kineze kanë njoftuar se gjatë përdorimit të aplikacionit shfaqet një lloj radari në ekran, në të cilin shihen personat që ndodhen në largësi deri në 500 metra.

Përpos emrave të borxhlinjve, në këtë aplikacion mund të lexohen edhe të dhëna tjera për ta.

Autoritetet i kanë nxitur qytetarët që t’i raportojnë borxhlinjtë për të cilët janë të bindur se kanë mundësi ta kthejnë borxhin, por të cilët refuzojnë ta kryejnë detyrimin që kanë.“Ky aplikacion është pjesë e masave për fuqizim të rregullave dhe krijimit të një mjedisi të besueshëm shoqëror”, ka thënë një zëdhënës i gjykatës.

Borxhet individuale janë rritur shumë gjatë 15 vjetëve të fundit për shkak të vendimit të qeverisë për t’ua mundësuar qytetarëve marrjen e huave nga bankat, gjë që nuk mund ta bënin para vitit 2003, shkruan “Independent”, transmeton GE.