Këta janë kandidatët me më së paku vota

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit.

Edhe këtë të hënë po vazhdon numërimi i votave me postë, ku nga 223 pako, janë numëruar 80 prej tyre, apo 35.87%.

Por cilët kandidatë kanë më së paku vota deri më tani?

Në listën e Vetëvendosjes kandidatja me më së paku vota është Arijeta Ajeti me 2,522 Vota. Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës më se paku vota ka Ilir Peci. Ai në zgjedhjet e 7 qershorit ka grumbulluar 726 Vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës më së paku vota ka Albana Bunjaku. Ajo deri më tani ka siguruar 726 Vota.

Ndërsa në Aleancë më së paku vota ka Argjenta Berbatovci me 156 vota