Debutimi i Holandës në Botërorin 2026 nisi me keqardhje. Portokallinjtë barazuan 2-2 me Japoninë në një ndeshje plot emocione, ku u përmbysën dy herë. Barazimi la ndjesi të përziera në dhomat e zhveshjes dhe trajneri Ronald Koeman e analizoi me qartësi.
Trajneri holandez nuk e fshehu zhgënjimin, por njohu vlerën e kundërshtarit: “Në fund isha më i mërzitur. Të jesh në epërsi dy herë dhe të barazohesh është frustruese. Është e trishtueshme, por me mendje të kthjellët duhet ta pranoj barazimin me filozofi”.
Ai vlerësoi gjithashtu Japoninë: ”Është një skuadër e shkëlqyer, e aftë të fitojë ndeshje të rëndësishme, por kam pasur ndjesinë se për periudha të caktuara kishte frikë nga ne”.
Edhe pse i zhgënjyer, Koeman mbrojti paraqitjen e ekipit të vet: “Nuk mund të kontrollosh gjithçka në një ndeshje. Doja fitoren, por kemi shënuar ndaj një kundërshtari të vështirë dhe kjo është e rëndësishme”. Tani vëmendja shkon te ndeshja e radhës në grup kundër Suedisë.
The post Koeman pas 2-2 me Japoninë: Jemi të zhgënjyer, por rezultati duhet pranuar appeared first on Telesport.








