Policia ka arrestuar një 25 vjeçar pasi dyshohet se e kishte kërcënuar me armë punëtorin e një kafeneje në Pejë.
Fillimisht i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por më vonë u kap nga policia.
Më pas i është konfiskuar edhe arma.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 24.08.2019 rreth orës 15:45 Policia ka pranuar informacion se ishte një problem në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Pejë, përkatësisht me një kafiteri. Një person i dyshuar, me inicialet Y.G.(1994) kishte ekspozuar armën duke kanosur viktimën, punëtor në këtë kafiteri.Reagimi policor ishte i menjëhershëm, edhe pse i dyshuari kishte arritur të largohej nga ky lokacion, policia arrin ta kapë të njëjtin, kthen në vendin e ngjarjes për të gjetur edhe armën me të cilën kishte kanosur viktimën.
Arma është gjetur e fshehur prapa ulëseve ku kishte qëndruar i dyshuari. Është konfiskuar arma e tipit ‘ Gap’ cal. 8mm, 1 karrikator, 1 fishek 9mm nga Njësiti i Hetimeve dhe i dyshuari është shoqëruar për në stacion, dhe pas intervistës nga hetuesit me urdhër të Prokurorit shtetit ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme.