Këmbësori goditet nga një veturë në Prishtinë, policia në vendngjarje

Një këmbësor është goditur nga një veturë paraditen e sotme në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, dyshohet se këmbësori ka kaluar në rrugë në mënyrë të pashenjuar.

Në vendin e ngjarjes shihet prania e Policisë, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me rastin.