ëngëtarja amerikane Katy Perry ka reaguar pas paraqitjes së saj të parë në Kosovë, në kuadër të Sunny Hill Festival.
Perry ka falënderuar organizatorët dhe publikun për pritjen, duke e cilësuar përvojën në Kosovë si të veçantë.
“Shfaqja ime e parë ndonjëherë në Kosovë ishte magjike!! Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më patët pjesë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Ajo gjithashtu ka përmbyllur turneun e saj veror “Eurosummer”, duke falënderuar fansat që, pavarësisht temperaturave të larta, morën pjesë në koncertet e saj.
“Faleminderit çdo personi që duroi të nxehtin për të ardhur në shfaqjen tonë. Ju dua”, ka shkruar këngëtarja.
Paraqitja e Katy Perry në Kosovë ishte një nga momentet më të komentuara të edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival.








