Fulhami ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit spanjoll Gonzalo Garcia nga Real Madridi, me 22-vjeçarin që ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez, deri në vitin 2031.
Fulhami do të paguajë rreth 40-42 milionë euro për 70 për qind të kartonit të tij, ndërsa Real Madridi do të mbajë pjesën e mbetur të të drejtave.
Gonzalo, i cili është produkt i akademisë së “Los Blancos”, shkëlqeu sezonin e fundit me ekipin e parë, duke shënuar 8 gola e dhuruar 3 asistime në 39 paraqitje. Ai gjithashtu përfundoi si golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës për Klube me 4 gola.








