Në prag të derbit të parë të sezonit ndaj Interit në Perth të Australisë, trajneri i Milanit, Ruben Amorim, foli fillimisht për legjendën kuqezi Franco Baresi: “Sot nuk jemi në funeralin e tij, sepse ndodhemi këtu, por edhe ne e ndjejmë trishtimin në të gjithë klubin. Cardinale është aty, edhe njerëzit e Milanit. Para së gjithash, askush nuk e thërret Baresin si ‘Baresi’. Ai është Franco dhe kjo do të thotë diçka”.
Ai shtoi: “Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen me rezultatet, nuk mund të premtoj asgjë. Sidoqoftë, një gjë mund ta premtoj: skuadra është gjëja më e rëndësishme e klubit tonë dhe ne do ta çojmë përpara trashëgiminë e Franco”.
Për të ardhmen e Rafael Leao, portugezi tha: “Rafa është me fat që luan në një klub si Milani, ndaj duhet të jetë i lumtur. Unë e shoh të lumtur dhe të motivuar. Nuk e di çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos, por grupi është shumë i bashkuar”.
Për merkaton shtoi se është i kënaqur me skuadrën dhe beson se, edhe me këtë grup, Milani mund të jetë konkurrues në çdo ndeshje. Për derbin tha: “Të jesh kampion i fazës përgatitore nuk është e rëndësishme. Gjithçka vlen më 23 gusht, kur arbitri të nisë ndeshjen ndaj Torinos”. Ai konfirmoi se Luka Modric do të luajë: “Është një lojtar special, por do ta trajtoj si çdo lojtar tjetër. Duhet të luftojë për vendin e tij”.
The post Amorim: Leaon e shoh të lumtur dhe të motivuar, do të çojmë përpara trashëgiminë e Baresit appeared first on Telesport.








