Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s dhe kundërshtari i fortë i Gianni Infantinos, thuhet se po planifikon bojkotimin e Botërorit për Klube 2029.
Sipas revistës sportive franceze “L’Équipe”, Ceferin, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë personale dhe njerëzore me Nasser al-Khelaïfi, presidentin e PSG-së dhe të Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA), pritet ta diskutojë mundësinë e një bojkoti më 12 gusht, gjatë Superkupës së Europës mes PSG-së dhe Aston Villa.
Ndërkohë, ndryshe nga sa ishte menduar më parë, Ceferin nuk ka ndërmend të kandidojë për drejtimin e FIFA-s. Megjithatë, ai do të mbështeste Nasser al-Khelaïfi nëse ky i fundit vendoste të kandidojë për postin e presidentit të organizatës më të lartë të futbollit botëror.
Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s lidhet me vizionet e ndryshme për të ardhmen e futbollit, veçanërisht për kompeticionet ndërkombëtare dhe zgjerimin e projekteve të FIFA-s.
The post Ashpërsohet lufta UEFA-FIFA, ideja e fundit e Ceferin është bojkotimi i Botërorit për Klube 2029 appeared first on Telesport.








