Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ofertat e Kurtit kundrejt partive opozitare, po i shohin si kamuflim për të fshehur faktin se Albin Kurti dëshëriron ta qojë vendin në zgjedhje.
Kështu deklaroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj potencoi se Albin Kurti e ka vendos me kohë shkuarje e serishme në një proces elektoral.
“Së pari nuk mendoj se cilësohen si oferta por një lloj strategjie për me kamuflu atë që e ka qëllim të vërtetë Kurti, me fsheh faktin që ai po don me shku në zgjedhje. Të gjitha mundësitë i ka për me zgjedh Presidentin, i ka pas herët, nuk i ka shfrytëzu dhe tani është në atë periudhën e ikjes nga faji dhe bartjes së fajësisë tek këto dy partitë opozitare”.
“Po, shkuarjen në zgjedhje e ka vendos Kurti me kohë edhe po ndodh” deklaroi Haradinaj për dokumentarin “Expose”.









