Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.
Analisti Nehmedin Spahiu ka treguar një rast sesi tre veta e kishin humbur rrugën, duke bërë që pikërisht ata të shpëtonin e të tjerët të zhdukeshin.
“Aty nuk kanë mundur me shku rrugëve, po maleve, dikur në një vend ka ra reflektori dhe tre veta prej këtij grupi kanë mbetur mbrapa, ata e kanë humbur rrugën, ka rastis këta tre veta kënë shpetu e të tjerët janë zhdukur”, ka thënë ai.








