Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ishte planifikuar që të mbahet sot prej orës 11:00. Në këtë mbledhje, parashihej që të futej si pikë e rendit të ditës projektligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Në këtë mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e “Vetëvendosjes” dhe ata të grupit “gjashtë plus”.
Dështimit të kësaj mbledhje si duket i ka paraprirë takimet e ambasadorëve të quintit me presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli.