Juventusi, “sprinti” vendimtar për Suzuki dhe Lucumi. Të gjitha detajet e dy goditjeve bardhezi

Pas javësh vlerësimesh dhe negociatash, Juventusi është shumë pranë mbylljes së dy goditjeve: Zion Suzuki dhe Jhon Lucumi. Luciano Spalletti mund të gëzohet për zhbllokimin e merkatos së klubit, i cili ka punuar për t’i siguruar përforcimet e nevojshme për një sezon të gjatë dhe të lodhshëm.

Çështja “Suzuki” – PSG e bleu portierin japonez, të lindur në vitin 2002, nga Parma për rreth 35 milionë euro. Me portën e PSG-së të mbipopulluar, Juventusi kërkon huazimin e Suzuki për një sezon, në mënyrë që ai të luajë rregullisht. Pas një viti, Alisson Becker pritet të jetë lojtar i lirë dhe plani i Juventusit lidhet me brazilianin. Takimi vendimtar me PSG-në mund të zhvillohet shumë shpejt.

Çështja “Lucumi” – Mbrojtësi kolumbian ka refuzuar oferta nga Italia dhe jashtë saj, duke shprehur dëshirën e qartë për të luajtur në Torino. Bologna është zbutur dhe marrëveshja pritet të mbyllet për 17-18 milionë euro, plus mbrojtësin Juan Cabal. Juventusi ul shpenzimin në para, ndërsa Bologna shmang humbjen e Lucumi me parametra zero vitin e ardhshëm.