Juventus bën “bingon” e shumëpritur në merkato. Arrihet marrëveshja për Kolo Muani. DETAJET

Sipas medieve italiane dhe jo vetëm, Juventus ka arritur marrëveshjen me PSG-në për transferimin e Kolo Muani. Shifrat janë ende të paqarta, pasi secili burim mediatik pretendon për një shifër të ndryshme.

Sky Sport Italia pretendon se Juventusi do të paguajë 38 milionë euro për Randal Kolo Muani, plus deri në 12 milionë euro shtesa. Forma e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerje, nëse plotësohet një kusht. Dhe kushti është kualifikimi në Champions League.

Francezi do të fluturojë brenda këtyre 48 orëve në Torino për të kryer testet mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë. Kolo Muani do të firmosë për pesë vite për një rrogë 5.5 milionë euro në sezon, plus 1.5 milionë euro të tjera bonuse në lidhje me perfomancën.

The post Juventus bën “bingon” e shumëpritur në merkato. Arrihet marrëveshja për Kolo Muani. DETAJET appeared first on Telesport.