Dëshira e madhe e Arsenalit për krahun e majtë është Vinicius Junior. Në rast se braziliani nuk rinovon me Real Madridin, klubi londinez do të tentojë transferimin e tij këtë verë, edhe pse duket një mision shumë i vështirë për t’u arritur.
Në anën tjetër, Sky Sports zbulon se drejtuesit e Arsenalit kanë një listë me 8 emra, ku njëri prej tyre duket se do të jetë sulmuesi i ri i londinezëve për krahun e majtë.
Lista fillon me belgun e Ajaxit, Mika Godts, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me 17 gola dhe 15 asiste. Vlera e tij në Transfermarkt është 35 milionë euro, por Ajax kërkon më shumë.
Emra të tjerë janë Luis Diaz, Nico Williams, anësori i Manchestër United, Marcus Rashford, Bradley Barcola i PSG-së, Eli Junior Kroupi si dhe dy yjet e Serie A, Rafael Leao dhe Kenan Yildiz.
The post Ëndrra e Arsenalit për krahun e majtë është paksa e pamundur… 8 emra në listën e londinezëve appeared first on Telesport.








