Jo vetëm Milan dhe Juventus, në garë për Lewandowski-n futet edhe gjiganti i Premier League

Robert Lewandowski ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Barcelona i ka bërë me dije polakut dy kushtet e tyre për të rinovuar edhe për një vit: ulje e rrogës aktuale me 50% dhe një rol dytësor në ekip.

Në anën tjetër, interesi për të është shumë i madh edhe pse është në perëndim të karrierës, pasi është 37 vjeç. Përveç interesit të Milanit dhe Juventusit, së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e polakut është futur edhe Chelsea.

“Blutë” po kërkojnë një sulmues të sprovuar, i cili më shumë do të ketë një rol mbështetës për sulmuesit e rinj të “Bluve”. Polaku mund të jetë një përforcim ideal për rotacionin e nevojshëm në ekip.

Ndryshe nga Barcelona, apo edhe Milan me Juventus, londinezët janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat financiare të polakut.

The post Jo vetëm Milan dhe Juventus, në garë për Lewandowski-n futet edhe gjiganti i Premier League appeared first on Telesport.