Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, ka rrëfyer momentet e tij të para me nënën e tij pasi ia ka kumtuar lajmin për dënimin me burgim të përjetshëm për vrasësit e Liridonës.
Ademaj, i ftuar në T7, ka thënë se nëna e tij ishte e rënduar emocionalisht, por edhe e lumtur me dënimin e shqiptuar.
‘’E pritsha dënimin sikur u jep, përveç Kushtrim Kokalla, edhe për atë e mendojsha që do ta marr dënimin me burgim të përjetshëm. Sado pak thojsha që edhe Liridonës t’i pushojë shpirti rehat, edhe familjes. Biseda e parë ka qenë me nënën, e mërzitur por sado pak ishte e lumtur sepse kriminelët do të vuajnë dënimin e tyre, ashtu siç do ta vuajmë ne për tërë jetën mungesën e Liridonës. M’tha ‘’faleminderit shumë, thuaju krejtve që na kanë ndihmu, falënderoj mediat që kanë qenë prezentë gjithherë me neve’’, ka thënë ai.
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli sot aktgjykimin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Admeajt.
Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Ademjat dhe Granit Plava, autori i vrasjes, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e shkallës së parë.
Përpos tyre, për vrasjen e Liridonës është dënuar edhe Kushtrim Kokalla. Atij i është shqiptuar dënim me 30 vjet burgim.









