Vëllai i Kylian Mbappe, Ethan, është gatit ë bëjë hapin e madh në karrierë. 19-vjeçari i cili luan si sulmues anësor është drejt transferimit te Real Betis, në La Liga.
Klubi andaluzian, i kualifikuar së fundmi edhe në Champions League, po kërkon të forcohet dhe e sheh Ethan Mbappe si një përforcim që do të sjellë freski dhe shpejtësi në krah. Ardhja e tij do t’i lejonte Manuel Pellegrini të ketë një lojtar të gjithanshëm, të shpejtë me vizion, të aftë për të krijuar çekuilibër dhe mundësi më të shumta sulmuese.
Ethan u transferua në vitin 2024 si lojtar i lirë nga PSG, ku luante te moshat dhe bëri kalimin e madh te Lille. Klubi francez e vlerëson sulmuesin e ri 12 milionë euro.
The post Jo vetëm Kylian, edhe një tjetër Mbappe i shtohet La Ligës. Gati marrëveshja e bujshme appeared first on Telesport.









