Perez heq dorë nga Enzo Fernandez dhe premton yllin tjetër argjentinas

Një nga premtimet e mëdha të Florentino Perez, nëse do të rizgjidhet president i Real Madridit, në zgjedhjet e 7 qershorit, është se do të sjellë një mesfushor “big”.

Emri më i përfolur deri tani ka qenë ai i Enzo Fernandez, i cili ka shprehur publikisht dëshirën për t’u transferuar në Madrid. Por, duke qenë se marrëveshja e mundshme me Chelsea-n duket e komplikuar, Perez ka hedhur sytë nga një tjetër argjentinas.

Sipas gazetës Ole, bëhet fjalë për Alexis Mac Allister, ylli i Liverpool-it, kartoni i të cilit vlen 90 milionë euro. Perez dhe drejtuesit e tjerë të Los Blancos besojnë se argjentinasi i Liverpool-it është profili i duhur për të bërë lidhjen e fundit mes mesfushës dhe sulmit.

Megjithatë, largimi i tij nga Liverpool nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Argjentinasi është nën kontratë me të kuqtë deri në vitin 2028. Liverpool do të pranonte largimin e Mac Allister vetëm për një shifër mbi 100 milionë euro.

The post Perez heq dorë nga Enzo Fernandez dhe premton yllin tjetër argjentinas appeared first on Telesport.