Shefit Shefiti, shqiptari që “pushton” Emiratet Arabe. Jo si sipërmarrës, jo si biznesmen, por si futbollist.
Këtë sezon në futbollin e Emirateve të Bashkuara Arabe luajtën Rey Manaj për pak muaj, si dhe Feta Fetai. Asnjë prej tyre nuk la gjurmë, kampionati i atjeshëm nuk është aq i lehtë sa mendohet.

Ndërkaq, një tjetër shqiptar ia ka dalë mbanë dhe po shkëlqen. Bëhet fjalë për Shefit Shefitin, sulmuesin 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka luajtur edhe me Shqipërinë U21 vite më parë.
Shefiti e mbylli pjesën e parë të sezonit me 11 gola në 12 ndeshje, shënuesi më i mirë në kampionatin maqedonas, ndaj në janar mori një ofertë të shkëlqyer nga Hatta, klub i Dubait, që ishte i pesti në Divizionin e dytë dhe kërkonte të luftonte për ngjitje në Premier.
Në 14 ndeshje, Shefiti shënoi 10 gola, plus 5 asiste, ndërkohë që Hatta u rrit frikshëm dhe arriti të shpallej kampion, duke parakaluar në javën e fundit edhe United FC, që drejtohet nga Andre Pirlo.
Kujtojmë që në Ligën e dytë në Emiratet Arabe luajnë emra të njohur si Seferovic, Balotelli e shumë të tjerë.
The post Shefiti, një shqiptar që po shkëlqen në Dubai appeared first on Telesport.









