Italia U-17 shpallet Kampione Europe por ishte nata historike edhe për dy arbitra shqiptarë!

Ekipi i Italisë nën 17 vjeç është Kampion Europe. Skuadra e drejtuar nga trajneri Franceschini mposhti Belgjikën në finale pas një ndeshjeje të luftuar që përfundoi me gjuajtje penalltish pas një barazimi 1-1 në kohën e rregullt.

Ndeshja 90-minutëshe ofroi emocione dhe dramë deri në sekondën e fundit. Belgjika kaloi në epërsi në minutën e 85-të me anë të Ojeas, një lojtar që kishte hyrë vetëm pak minuta më parë.

Më pas, në minutën e 90-të, Fugazzola barazoi rezultatin duke e çuar ndeshjen përsëri në 1-1, një rezultat që në fund vulosi barazimin.

Nga aty, u shënuan penalltitë, pa kohë shtesë: Italia në fund fitoi 5-4 pas dy gabimeve të njëpasnjëshme të Belgjikës.

Sonte ishte gjithashtu njê ditë historike pasi arbitrat shqiptarë Florian Lata dhe Mario Shazivari drejtuan finalen e Europianit U17.

Ata vendosën drejtësi në përballjen mes Belgjikës dhe Italisë. Emërimi i tyre në ndeshjen më të rëndësishme të turneut vlerësohet si një arritje e rëndësishme për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Finalja e madhe u zhvillua sot në Talin të Estonisë, duke nisur nga ora 19:00. Lata ishte gjyqtari kryesor, ndërsa Shazivari një nga 2 ndihmësit e tij. .

Përzgjedhja e Florian Latës dhe Mario Shazivarit për këtë sfidë dëshmon besimin e institucioneve europiane të futbollit te cilësia dhe profesionalizmi i arbitrave shqiptarë. Prania e tyre në finalen e Europianit U17 përbën një moment krenarie për futbollin shqiptar.

The post Italia U-17 shpallet Kampione Europe por ishte nata historike edhe për dy arbitra shqiptarë! appeared first on Telesport.