Kalendari shënon sot, më 15 qershor 2026, një përvjetor të hidhur për futbollin Italian. Kanë kaluar saktësisht 12 vite nga goli i fundit i Italisë në fazën finale të një Kupe Bote.
Ishte ora 01:08 në Itali e 15 qershorit 2014 (19:08, në Brazil), kur Mario Balotelli, pas një krosimi të Antonio Candreva, shënoi me kokë golin e fitores 2-1 ndaj Anglisë në “Arena da Amazônia” të Manausit, gjatë Botërorit të Brazilit.
Që nga ai moment, rrugëtimi i kombëtares italiane në Kupat e Botës u ndërpre papritur. Humbjet ndaj Kosta Rikës (0-1) dhe Uruguajit (0-1) sollën eliminimin në fazën e grupeve të Botërorit të Brazilit.
Më pas, Italia dështoi të kualifikohej në tre Botërorë radhazi: 2018, 2022 dhe 2026. Për këtë arsye, goli i Balotellit kundër Anglisë mbetet ende i fundit i Italisë në fazën finale të një Kupe Bote dhe një kujtim i hidhur i mungesës së gjatë të axurrëve në skenën më të madhe të futbollit botëror.
The post Italia “pret ngushëllime”… Përvjetor i hidhur, mbushen 12 vite nga goli i fundit në Botëror appeared first on Telesport.








