Christian Eriksen pësoi një kolaps dje në fushë në miqësoren mes Danimarkës dhe Ukrainës. Në një moment në pjesën e dytë, Eriksen preku gjoksin dhe u shtri pa ndjenja në fushë, duke i alarmaur të gjithë.
Reagimi ishte i menjëhershëm dhe për fatin e tij të mirë gjithçka shkoi mirë. Pasditen e sotme, Eriksen ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku shpjegoi çfarë ndodhi si dhe nuk kurseu falënderimet për të gjithë ata që iu gjetën pranë në këtë moment delikat.
“Dua t’u bëj të ditur të gjithëve se jam mirë dhe se jam në shtëpi me familjen time. Siç mund ta imagjinoni, marrja e një goditjeje nga ICD-ja ime ( (defibrilator i vendosur në trup për të monitoruar rrahjet e zemrës) ka pasur një ndikim të madh si tek unë ashtu edhe tek familja ime, por dua t’i siguroj të gjithë se kjo ishte një situatë e ndryshme nga ajo që ndodhi në vitin 2021.
Ndihem mirë dhe rikuperimi im ka filluar tashmë. Përveçse jam mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë lojtarëve dhe ekipit mjekësor në fushë, jam gjithashtu jashtëzakonisht mirënjohës ndaj mjekëve që janë kujdesur për mua dhe zemrën time gjatë viteve.
Falë ekspertizës së tyre, ICD-ja ime bëri pikërisht atë për të cilën ishte projektuar: më mbrojti kur kisha nevojë. Tani për tani, fokusi im është të rikuperohem plotësisht dhe të kaloj kohë me familjen time”, shkruan Eriksen.
The post “Ishte ndryshe nga ajo që ndodhi në vitin 2021”, Eriksen reagon pas kolapsit: Me mbrojti kur kisha më shumë nevojë… appeared first on Telesport.








