Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Deri më tani, janë numëruar mbi 4 për qind e kutive të votimit, ndërsa kjo është top 10-shja e kandidatëve më të votuar për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje:
Albin Kurti me 7610 vota;
Glauk Konjufca me 5736 vota;
Albulena Haxhiu me 3081 vota;
Hekuran Murati me 3042 vota;
Donika Gërvalla me 2537 vota;
Xhelal Sveçla me 2027 vota;
Avni Dehari me 2001 vota;
Rufki Suma me 1675 vota;
Ejup Maqedonci me 1598 vota, dhe
Ilir Kërçeli me 1473 vota.








