Menu Close

Ish-deputeti i Vetëvendosjes bëhet ambasador

Gazmend Gjyshinca është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Japoni, duke zënë kështu vendin e ambasadorit në Tokio, të cilin deri më tani e ka ushtruar Dr. Sabri Kiçmari.

Gjyshinca ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturat e shtatë dhe të tetë të Kuvendit të Kosovës.

Emerimin e tij e konfirmoi deputeti aktual i VV-së, Sylejman Meholli ndërmjet një postimi në facebook.

Por, javët e fundit janë shoqëruar me një varg emërimesh në pozita diplomatike të personave me lidhje familjare apo politike me zyrtarë të pushtetit.

Hashim Sahiti, vëllai i ish-kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje, Samire Sahiti, ka marrë një pozitë të rëndësishme diplomatike në Ambasadën e Kosovës në Doha të Katarit.

Po ashtu, ish-anëtari i Kryesisë së Listës Guxo në Mitrovicë, Njazi Ajvazi, është emëruar në pozitën e Sekretarit të Dytë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës.

Në mesin e emërimeve diplomatike është edhe Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cila është emëruar Sekretare e Dytë në Ambasadën e Kosovës në Uashington.

Pozitë diplomatike ka marrë edhe Fitore Dalipi, vajza e axhës së Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti. Ajo është emëruar Sekretare e Dytë në Ambasadën e Kosovës në Berlin.

Ndërkaq, Vera Rexhepi Leci është emëruar konsulle e Kosovës në Ioëa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është bashkëshortja e Burim Lecit, bashkëpunëtorit të Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të Kurtit.

Related Posts