Iraola: Liverpool ende nuk po tregon identitetin tim, pres që titullarët të aktivizohen pas pushimeve

Liverpool vazhdoi serinë pozitive të fitoreve nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola, duke mposhtur ërexham 1-0 në ndeshjen e tyre të dytë miqësore parasezonale. Duke folur me median pas ndeshjes, Iraola tha se skuadra e tij ka ende rrugë për të bërë për t’u përshtatur me stilin e tij përpara sezonit të ri.

Mendoj se në përgjithësi ishim më të fortë se në ndeshjen e parë. Ishte një lloj tjetër loje. Fusha është mjaft e ngushtë dhe nuk ka shumë hapësira. Por, mendoj se patëm periudha të mira. Edhe nëse ditën tjetër shënuam më shumë gola dhe dukej më bukur, mendoj se sot ishim më shumë një ekip dhe më kolektiv”, tha trajneri spanjoll.

Mendoj se ende nuk jemi aty ku dëshiroj, që kjo skuadër të tregojë identitetin e saj dhe stilin tim të lojës. Ndonjëherë arrijmë shumë vonë, por mendoj se është një hap përpara, veçanërisht që nga pjesa e parë kundër Sunderland”, tha Iraola.

Ngadalë, shpresoj që me çdo ndeshje të jemi gjithnjë e më afër. Do të fillojmë të shtojmë elementë të rinj, sepse tani po luajmë me shumë lojtarë të rinj. Duhet të shtojmë lojtarët seniorë që kanë filluar të stërviten me ne, në mënyrë që të mund të arrijmë në fillim të sezonit në një pozicion të mirë”, tha Iraola.

The post Iraola: Liverpool ende nuk po tregon identitetin tim, pres që titullarët të aktivizohen pas pushimeve appeared first on Telesport.