Irani “nuk ishte i përfshirë” në sulmin e kryer nga militantët e Hamasit në jug të Izraelit, ka thënë misioni i tij në Kombet e Bashkuara.
“Ne qëndrojmë në mënyrë të prerë në mbështetjen e palëkundur të Palestinës, megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, pasi ajo merret vetëm nga vetë Palestina”, thuhet në deklaratën e këtij misioni të dielën sipas Reuters.
Hamasi kishte thënë më parë se ndihma nga Irani e asistoi atë të kryente sulmin gjatë fundjavës.
Irani e ka mbështetur Hamasin për vjet me radhë dhe u ofron luftëtarëve të tij armë dhe stërvitje – dhe grupi militant ka thënë se ata e kanë ndihmuar atë për të kryer sulmin e tij të koordinuar, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.
Por Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i tha CNN-it të dielën se qeveria amerikane “nuk ka parë ende prova që Irani drejtoi ose qëndron pas këtij sulmi në veçanti”.