Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame, ka pritur përfaqësues të ndryshëm për festën e Kurban Bajramit.
Për vizitë në BIK ka shkuar edhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Ai ka uruar bestimtarët për festën e Kurban Bajramit, duke thënë se është një moment i rëndësishëm për të forcuar respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën dhe vlerat e përbashkëta ndërfetare dhe ndërnjerëzore.
Ipeshkvi ka pasur edhe një mesazh për të gjithë qytetarët dhe politikanët, që të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike.









