Interi dhe Cristian Chivu kanë arritur marrëveshje të plotë për rinovimin e kontratës, që do të zgjasë nga 2027 deri në 2028, me opsion për edhe një vit shtesë. Paga e tij do të rritet nga rreth 2.5 milionë euro në sezon në gati 4 milionë euro, përfshirë bonuset.
Marrëveshja është mbyllur pas një takimi mes drejtuesve zikaltër dhe përfaqësuesit të tij Chiodi, ndërsa firma dhe zyrtarizimi priten shumë shpejt. Bashkëpunimi mes palëve është forcuar pas një sezoni shumë pozitiv, me fitimin e titullit dhe Kupës së Italisë, duke konsoliduar besimin e klubit te projekti i tij.
Në planin sportiv, Chivu kërkon përforcime: një mesfushor fizik dhe shkatërrues, një lojtar ofensiv të shpejtë dhe përforcim numerik në mbrojtje. Emrat e përmendur janë Kone, Jones, ëndrra mbetet Nico Paz, si dhe Palestra nga Atalanta, i cili pëlqehet shumë nga trajneri rumun.
The post Inter dhe Chivu, marrëveshje totale. Rinovim i trajnerit me opsion dhe gati dyfishim page appeared first on Telesport.









