Inter me propozim të ri për Romën për Manu Kone, miliona euro plus mesfushorin e pakënaqur

Inter jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Manu Kone, të cilin e kërkoi edhe verën e kaluar, por vjen me një propozim të ri, që duket më joshësh për Romën.

La Gazzetta dello Sport zbulon se Inter ka një propozim të ri për verdhekuqtë, duke dashur të fusin në marrëveshje edhe Davide Frattesi. Mesfushori është i pakënaqur me minutat e pakta dhe ka kërkuar largimin nga Inter.

Vlera në treg e 26-vjeçarit është 25 milionë euro. Në anën tjetër, Roma kërkon 50 milionë euro për Kone, për të cilin pagoi vetëm 18 milionë euro nga Monchengladbach në vitin 2024. Propozimi i Interit përfshin kartonin e Frattesit dhe 15-20 milionë euro. Ndërsa Roma nuk lëviz prej shifrës 50 milionë euro.

The post Inter me propozim të ri për Romën për Manu Kone, miliona euro plus mesfushorin e pakënaqur appeared first on Telesport.