Inter po vuan shumë në këtë merkato për të transferuar një mbrojtës të djathtë pas largimit të Denzel Dumfries drejt Real Madridit. Për zikaltrit kanë dështuar dy objektiva për krahun e djathtë. I pari Marco Palestra, i cili zgjodhi të transferohej në fund të Chelsea.
I dyti Anan Khalaili, transferimi i të cilit dështoi për shkak të porlbmeve gjatë testeve mjekësore. Në këtë situatë, Inter i është rikthyer një piste të vjetër, të përmendur edhe më parë, sidomos gjatë merkatos së janarit.
Bëhet fjalë për francezin e Al-Ittihad, Moussa Diaby. Francezi është nën kontratë me klubin saudit deri në vitin 2029 dhe këta të fundit kërkojnë 35 milionë euro për ta lënë të lirë këtë verë. Propozimi i Interit është për huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje.
Por pengesa më e madhe është paga e lojtarit, i cili fiton rreth 20 milionë euro në sezon bashkë me bonuset. Një shifër e papërballueshme nga klubi zikaltër.Në rast se Diaby zgjedh të vijë tek Inter, duhet të ul ndjeshëm kërkesat për pagën e tij.
The post Inter i rikthehet pistës së vjetër, një francez për krahun e djathtë. Vetëm se duhet bërë një sakrificë e madhe appeared first on Telesport.








