Drejtori sportiv i Milan, Igli Tare, foli për mediat pas paraqitjes zhgënjyese të skuadrës kundër Atalanta, që fitoi 3-2 në “San Siro”. “Duke parë ndeshjet e fundit, ka munguar vëmendja e duhur, nuk ka kuptim ta fshehim”, tha Tare.
Më tej, drejtuesi shqiptar komentoi: “Të gjithë duhet të marrim përgjegjësi dhe tifozët sigurisht që meritojnë një ekip tjetër. E vetmja gjë e mirë tani është se ende e kemi fatin tonë në duart tona”.
“Duhet të analizojmë me kujdes atë që ndodhi dje dhe atë që ka ndodhur në gjashtë ose shtatë javët e fundi. Duhet të riorganizohemi për të arritur qëllimin e rëndësishëm, kualifikimin në Champions League, sepse kemi pasur dhjetë muaj të mirë”, tha Tare.
“E ardhmja ime? Askush nuk më ka thënë asgjë. Tani është thelbësore të ruajmë qetësinë, të pranojmë kritikat, të cilat janë të justifikuara dhe të reagojmë. Ndoshta mund të bëjmë një grumbullim të vogël, duke u takuar pak më herët“, tha Tare.
The post Igli Tare: Të gjithë të marrim përgjegjësitë, tifozët meritojnë një Milan tjetër appeared first on Telesport.









