Sulmuesi Marcus Rashford thotë se nëse do të ishte “magjistar”, do të qëndronte te Barcelona përtej huazimit të tij njëvjeçar nga Manchester United. Deklaratë që vjen një ditë pasi fitoi titullin në La Liga, pas fitores 2-0 në “Camp Nou” ndaj Real Madrid.
Rashford shënoi golin e parë pas 9 minutash lojë nga një goditje dënimi e më pas Ferran Torres realizoi golin që vulosi fitoren. Barcelona fitoi trofeun e 29-të në La Liga, ndërkohë që ishte hera e parë në 94 vjet që titulli vendosej në El Clasico.
I pyetur nëse do të donte të qëndronte te Barcelona sezonin tjetër, Rashford tha: “Nuk e di, nuk jam magjistar, por nëse do të isha, do të qëndroja te Barcelona”.
“Do ta shohim. Futbolli është i paparashikueshëm, por tani për tani thjesht do ta shijoj, do të jetoj momentin dhe do ta rivlerësoj gjithçka në fund të sezonit. Më pas do të shoh se çfarë është e mundur“, tha Rashford.
The post Rashford: Nuk jam magjistar, nëse do të varej nga unë do të qëndroja te Barcelona appeared first on Telesport.









