Igli Tare shpallet drejtori sportiv i vitit 2018 në Itali
Gjatë mbrëmjes së djeshme, sipas asaj që transmetojnë mediat laciale, Tare është shpallur nga prestigjozja italiane “Corriere dello Sport” si drejtori sportiv më i mirë në Itali.
Nuk është hera e parë kjo që ndodh me Taren, ndërsa padyshim është një tjetër moment krenarie për shqiptarët. Në elitën e futbollit italian dhe në një nga kampionatet kryesore të Europës, “nuhatësi” më i mirë i talenteve është një shqiptar.