Gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWeb video-ekskluzive nga momentet pas grabitjes së farmacisë tek shkolla ”Sami Frashëri” në Tiranë.
Autori i veshur sportiv me bluzë gri dhe maskë të zezë largohet shumë i qetë, pa nxituar. Ai kërcënoi më parë punonjësen e farmacisë duke i marrë xhiron ditore.
Dyshohet se autori është i njëjti person që kreu dhe grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij muaji.