Ibrahimović: Edhe Carlo Ancelotti ka anën e tij të errët, goditi një arkë që ma përplasi në ballë

Pas debutimit zhgënjyes të Brazilit kundër Marokut në Botërorin 2026, në studiot e “Fox Sports” u diskutua se si mund të ketë reaguar trajneri Carlo Ancelotti në dhomat e zhveshjes. Për këtë foli ish-sulmuesi Zlatan Ibrahimović, i cili tregoi një anë më pak të njohur të teknikut italian.

Ibrahimović dhe Ancelotti punuan së bashku te PSG, sezon në të cilin skuadra fitoi titullin e Ligue 1 pas gati 20 vitesh. Suedezi kujtoi një episod të pazakontë: “Më kujtohet një ndeshje kur ai nuk ishte aspak i kënaqur me ekipin. Unë isha ulur dhe ai goditi me shkelm një arkë, e cila m’u përplas në ballë. U habita, sepse askush nuk ma kishte bërë kurrë një gjë të tillë. Sidoqoftë, Carlo e bëri”.

Më tej shtoi: “Edhe ai ka anën e vet të errët dhe kjo më pëlqen, sepse aty qëndron shkëndija. Ai di ta kontrollojë inatin, ta menaxhojë dhe pastaj ta lëshojë”.

Duke buzëqeshur, Ibrahimović theksoi se episodi nuk ndikoi në marrëdhënien e tyre: “Ndoshta donte të më jepte një mësim se si të godisja me kokë dhe të shënoja. Mbase kisha humbur një rast me kokë gjatë asaj ndeshjeje, nuk e di…”

The post Ibrahimović: Edhe Carlo Ancelotti ka anën e tij të errët, goditi një arkë që ma përplasi në ballë appeared first on Telesport.